Ekskluzive | U arratis nga QKMF-ja derisa ishte nën ndalim – kapet pas gati tre muajsh i dyshuari për disa vjedhje

Pas gati tre muajsh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë Mehmet Kryeziun, i cili dyshohet se ishte arratisur më 20 korrik nga QKMF-ja në Suharekë, derisa ndodhej nën masën e ndalimit policor.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se arrestimi është realizuar më 7 tetor nga Sektori i Hetimeve në Suharekë, pas veprimeve operative për lokalizimin e tij.

Kryeziu ishte ndaluar më herët për disa raste të vjedhjeve dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ishte nën masën e ndalimit për 48 orë. Gjatë kësaj kohe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Suharekës, prej nga dyshohet se ishte arratisur më 20 korrik.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë periudhës sa ka qenë në arrati, ai dyshohet se ka kryer edhe raste të tjera të vjedhjeve.

Deri më tani, raste të tilla dyshohet se janë evidentuar nga njësitë policore në Klinë dhe Ferizaj.

Pas arrestimit, për rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin e arratisjes dhe veprat e tjera penale për të cilat ai dyshohet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | U arratis nga QKMF-ja derisa ishte nën ndalim – kapet pas gati tre muajsh i dyshuari për disa vjedhje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes

Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes

Ekskluzive | U arratis nga QKMF-ja derisa ishte nën ndalim – kapet pas gati tre muajsh i dyshuari për disa vjedhje | Momenti