Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Bayern Munich po përgatitet të bëjë një lëvizje për Dani Olmon, me klubin gjerman që po shqyrton një ofertë prej rreth 90 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, raportojnë mediat gjermane, të përcjella nga “Mundo Deportivo”.

Sponsor 3M Express

Gjiganti bavarez e ka identifikuar reprezentuesin spanjoll si një nga opsionet për përforcimin e repartit ofensiv dhe po konsideron mundësinë që të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit.

Bayern kërkon më shumë kreativitet dhe fleksibilitet në fazën e fundit të aksioneve, ndërsa Olmo shihet si futbollist që mund t’i ofrojë të dyja. Ai mund të luajë si mesfushor ofensiv, në të dy krahët, por edhe në rolin e “false nine”. Për gjermanët, një tjetër pikë në favor është përvoja që 28-vjeçari ka në Bundesligë me RB Leipzigun.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka dorëzuar ende ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës. Klubi gjerman po punon në detajet e një propozimi që mund të jetë rreth 90 milionë euro, para se të vendosë nëse do ta bëjë hapin konkret.

Nga ana tjetër, nuk ka indikacione se Olmo dëshiron të largohet nga Barcelona. Spanjolli ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2030 dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick, edhe pse po konkurron me Fermín López për minuta.

Olmo ka luajtur në të tetë ndeshjet e Barcelonës këtë sezon, por deri tani ka grumbulluar vetëm 342 minuta, duke regjistruar tri asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh | Momenti