Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku një automjet tip “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, të shtatë personat janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura.

Gjendja më e rëndë raportohet të jetë e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it, shkruan Tch.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona | Momenti