Bayern Munich përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Bayern Munich përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Bayern Munich përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Bayern Munich po përgatit një ofertë të mundshme prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Dani Olmo, sipas raportimeve nga Gjermania, të përcjella nga Mundo Deportivo.

Sponsor 3M Express

Kampionët e Gjermanisë e kanë identifikuar Olmon si një përforcim të mundshëm për repartin ofensiv dhe po shqyrtojnë mundësinë për të bërë një lëvizje që në afatin kalimtar të janarit.

Bayern po kërkon më shumë kreativitet dhe fleksibilitet në fazën e fundit të aksioneve, ndërsa aftësia e Olmos për të luajtur si mesfushor ofensiv, në të dy krahët apo edhe si “false nine”, e bën atë një opsion mjaft tërheqës për gjigantin bavarez.

Një tjetër faktor që e shtyn Bayernin drejt spanjollit është përvoja e tij e mëparshme në Gjermani, ku ai luajti për Leipzigun.

Megjithatë, Bayerni ende nuk ka dorëzuar një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës. Klubi gjerman raportohet se po punon në detajet e një propozimi që mund të arrijë rreth 90 milionë euro, përpara se të vendosë nëse do të bëjë ofertë zyrtare.

Për momentin, nuk ka asnjë sinjal se Olmo dëshiron të largohet nga Barcelona. Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2030 dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick, pavarësisht konkurrencës me Fermin Lopez për minuta.

Olmo ka luajtur në të tetë ndeshjet e Barcelonës këtë sezon, por deri tani ka grumbulluar vetëm 342 minuta, duke regjistruar tri asistime./Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Bayern Munich përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh për yllin e Barcelonës | Momenti