Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

Organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka rrëfyer në një intervistë në T7 për momentet e ndryshme gjatë protestës, duke thënë se për disa prej tyre i vjen keq që kanë ndodhur.

Sponsor 3M Express

Duke folur për incidentin me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, i cili u pengua nga protestuesit teksa tentonte të largohej nga ndërtesa e Kuvendit, Haziri ka thënë se fillimisht nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një deputet.

“Më kanë thënë deputet i VV-së. S’e kam ditë kush është. Ai tentoi me ecë. Ishte një moment kur protestuesit e kapën. Ata e shprehën atë revoltën”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se për identitetin e Rexhepit ka marrë vesh nga protestuesit që ndodheshin pranë tij.

Megjithatë, sipas Hazirit, incidenti me deputetin nuk ishte momenti më i keq i protestës. Ai ka veçuar si më të rënda përplasjet mes policisë dhe protestuesve, duke përmendur përdorimin e sprejit dhe gazit lotsjellës.

Haziri ka theksuar se ka pasur disa momente gjatë protestës për të cilat i vjen keq që kanë ndodhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve