Idaho ka hyrë në librat e rekordeve Guinness me një porcion gjigant me rreth 668 kilogramë, patate të skuqura.

Komisioni i Patateve të Idahos, në bashkëpunim me zinxhirin e restoranteve Spud Daddy, realizoi përpjekjen për rekord gjatë festivalit Boise Potato Days, të mbajtur të premten.
Një ekip prej 50 kuzhinierësh përdori rreth 900 kilogramë patate të Idahos, të cilat u përpunuan dhe u skuqën në gjashtë fritezë, duke rezultuar në një porcion rekord prej rreth 668 kilogramësh.
“Nëse do të mbani rekordin botëror për porcionin më të madh me patate të skuqura, ne mendojmë se ai i takon Idahos”, tha Jamey Higham, president dhe CEO i Komisionit të Patateve të Idahos.
Ai shtoi se patatet e Idahos njihen për cilësinë e tyre dhe se ishte koha që rekordi të rikthehej në shtetin që e ka ndërtuar reputacionin e tij pikërisht mbi këtë produkt.
Pas matjes zyrtare dhe konfirmimit të rekordit, patatet e skuqura iu shpërndanë pjesëmarrësve të festivalit, transmeton Telegrafi.
Ngjarja u shndërrua kështu në një festë për industrinë e patates në Idaho, ndërsa një sasi prej qindra kilogramësh patate të skuqura përfundoi në tryezat e vizitorëve të festivalit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com



