Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

75-vjeçari Hafiz Mehmeti, i cili ishte raportuar i zhdukur më 6 tetor, është gjetur pa shenja jete te penda e fshatit Livoq në Gjilan.

Sponsor 3M Express

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani, i cili tha se policia ka pranuar informacion se një person mashkull, i lindur në vitin 1951, është gjetur pa shenja jete.

Sipas Osmanit, njësitet relevante policore, së bashku me zjarrfikësit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është nxjerrë trupi i pajetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’”, tha Osmani për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve