Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas medaljes së artë të fituar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci e ka vlerësuar këtë sukses si dëshmi të profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.
Në kuadër të një ceremonie të veçantë ushtarake në Londër, pjesëtarët e FSK-së kanë ngritur flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës së Kosovës, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti.
Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se kjo arritje është pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe dëshmi e përkushtimit të pjesëtarëve të saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ushtarakët e FSK-së triumfojnë në “Cambrian Patrol 2026”, marrin medaljen e artë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali



