Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Popullit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pezulluar masën e dënimit me burgim ndaj 33-vjeçares G.Gj., e cila ndodhej në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur në IEVP Pojskë për ta marrë atë, pas vendimit të gjykatës.
Në momentin e daljes nga institucioni i vuajtjes së dënimit, G.Gj. nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falënderuar gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit, si dhe për vëmendjen e treguar ndaj situatës së 33-vjeçares dhe foshnjës së saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lirohet 33-vjeçarja që po vuante dënimin me foshnjën 4-muajshe appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali



