Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës.

Ngjarja është raportuar rreth orës 12:50, ndërsa shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka konstatuar vdekjen e shtetases E. S., 25 vjeçe.
Sipas këqyrjes paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv
Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth dy vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




