Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Paris, duke rikthyer në qendër të vëmendjes trendin, pra veshjen pa pantallona.

Sponsor 3M Express

Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga Parisi, ku shfaqet me një kombinim në ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një xhaketë e strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, si dhe një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.

Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja për të mos veshur pantallona.

Foto: Instagram

Artistja shqiptare e kompletoi ‘look’-un me gete të zeza dhe këpucë elegante me majë.

Ajo e përfundoi veshjen me një zinxhir të madh ari rreth belit, ndërsa flokët e lëshuara dhe grimi natyral i dhanë pamjes një tjetër element elegant.

Foto: Instagram

“E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua krahas fotografive.

Gjatë qëndrimit në Paris për Javën e Modës, këngëtarja ka ndarë edhe momente të tjera nga daljet e saj, takimet me stilistin Simon Jacquemus dhe pjesëmarrjen në eventet e modës, përfshirë atë të Chanel. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente | Momenti