Dronë dhe pajisje të sofistikuara te shefi i “Rybar”, çfarë u gjet gjatë aksionit në Mal të Zi

Dronë dhe pajisje të sofistikuara te shefi i “Rybar”, çfarë u gjet gjatë aksionit në Mal të Zi

Dronë dhe pajisje të sofistikuara te shefi i “Rybar”, çfarë u gjet gjatë aksionit në Mal të Zi

Dronë, pajisje elektronike dhe telefona janë gjetur te shefi i rrjetit rus informativ “Rybar”, Mikhail Zvinchuk, dhe personat e ndaluar bashkë me të gjatë një aksioni në zonën e Gjirit të Kotorrit në Mal të Zi.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave malazeze, ndaj personave të ndaluar po zhvillohen procedura hetimore. Aksioni është realizuar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Përveç Zvinchukut, janë ndaluar edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valeriia Vladimirovna Zvinchuk, si dhe tre persona të tjerë.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Vijesti”, autoritetet malazeze pritet të ndërmarrin masa të mëtejshme në kuadër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Aksioni dyshohet se lidhet me veprimtari hibride të rrjetit “Rybar”, të cilin autoritetet britanike dhe amerikane e lidhin me propagandën e Kremlinit dhe operacionet e ndikimit të huaj informativ.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga “Vijesti”, shërbimet malazeze kishin informacione paraprake për ardhjen e anëtarëve të këtij rrjeti dhe e kishin përcjellë qëndrimin e tyre prej disa ditësh.

Dyshohet se qëllimi i vizitës ishte xhirimi i materialeve dokumentare për harmonizimin e politikës së vizave të Malit të Zi me standardet e Bashkimit Evropian.

Burimet e “Vijesti” pretendojnë se materialet synonin t’i paraqisnin integrimet evropiane si proces të imponuar politikisht, me pasoja negative për turizmin, stabilitetin ekonomik dhe interesat kombëtare të Malit të Zi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dronë dhe pajisje të sofistikuara te shefi i “Rybar”, çfarë u gjet gjatë aksionit në Mal të Zi appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

Studentët dhe sindikatat dalin në protesta në Bruksel, 21 persona ndalohen

Studentët dhe sindikatat dalin në protesta në Bruksel, 21 persona ndalohen

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur