Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në seminarin e 46-të të EOC-ut në Split

Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në seminarin e 46-të të EOC-ut në Split

Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në seminarin e 46-të të EOC-ut në Split

Milaim Kelmendi dhe Besim Aliti përfaqësuan Komitetin Olimpik të Kosovës në seminarin ku u diskutuan përgatitjet për ngjarjet e mëdha sportive të vitit 2027 dhe Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

Nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Milaim Kelmendi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, morën pjesë në seminarin e 46-të të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) dhe Forumin për Solidaritetin Olimpik, të mbajtur në Split të Kroacisë.

Sponsor 3M Express

Gjatë këtij seminari u prezantua ecuria e përgatitjeve për ngjarjet e rëndësishme shumësportëshe që do të zhvillohen në vitin 2027, përfshirë Lojërat Evropiane Stamboll 2027, Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) në Brasov dhe EYOF-in veror në Lignano Sabbiadoro.

Një nga prezantimet e seminarit iu kushtua përgatitjeve për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027, ku Besim Aliti prezantoi progresin e deritanishëm në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Koordinues të EOC-ut për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Në kuadër të takimit u diskutuan edhe përgatitjet për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028. Përfaqësuesit e Komitetit Organizativ prezantuan informacione lidhur me transportin, akomodimin, Fshatin Olimpik dhe çështje të tjera organizative që lidhen me zhvillimin e garave olimpike.

Ndërkaq, gjatë ceremonisë gala u nda çmimi për sportistin më të mirë të ri evropian për vitin 2026, i cili iu akordua snowboardistit ukrainas Dmytro Luchkin.

Pjesëmarrja në këtë seminar u ofroi drejtuesve të KOK-ut mundësinë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Lëvizjes Olimpike, për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Takime të tilla shërbejnë si platformë për koordinimin e përgatitjeve për ngjarjet e ardhshme sportive dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komiteteve olimpike evropiane.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg