Punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren janë drejt përfundimit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se salla është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023.
“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU ‘Gani Saramati’ në Prizren, e cila është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023”, ka shkruar Totaj.
Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar pajisjet e nevojshme për zhvillimin e edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive në këtë hapësirë.
Totaj ka thënë se me përfundimin e këtij investimi, nxënësit e SHMU “Gani Saramati” do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne për sport dhe aktivitet fizik.
“Me këtë investim, nxënësit e SHMU ‘Gani Saramati’ së shpejti do ta gëzojnë e shfrytëzojnë këtë hapësirë moderne dhe të përshtatshme për sport, aktivitet fizik dhe zhvillim të shëndetshëm”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/




