Dogana zbulon 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në një kamion në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, kamioni kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, por ishte përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit me skaner dhe matjes së peshës, zyrtarët doganorë kanë evidentuar mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj reale, duke konstatuar një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154 mijë dollarë amerikanë.

Dogana ka bërë të ditur se rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me Kodin për Doganat dhe Akcizën.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve

Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve

Befasuese, por e vërtetë: Disa perime janë më cilësore kur blihen të ngrira

Befasuese, por e vërtetë: Disa perime janë më cilësore kur blihen të ngrira

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë