Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë

Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë

Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë

Prania dhe bashkëpunimi i 31 shteteve kontribuuese u vunë në pah gjatë aktivitetit që synon forcimin e qëndrueshmërisë fizike dhe unitetit mes kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it.

Sponsor 3M Express

Pjesëtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë marrë pjesë në marshimin tradicional “DANCON March”, i cili është mbajtur në kampin “Novo Selo”.

Ky aktivitet, që rrjedh nga një traditë shumëvjeçare e Ushtrisë Daneze, përbën një sfidë të qëndrueshmërisë fizike, por njëkohësisht shërben edhe si mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve mes pjesëtarëve të kontingjenteve shumëkombëshe.

Sipas KFOR-it, aktiviteti ndër vite është shndërruar në një simbol të frymës së këtij misioni, ku 31 shtete kontribuuese bashkohen rreth një misioni dhe një qëllimi të përbashkët.

KFOR thekson se fuqia e misionit qëndron në unitetin e pjesëtarëve të tij, të cilët, përmes tejkalimit të sfidave dhe bashkëpunimit, dëshmojnë vendosmërinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/

Lexo edhe

Benita nxjerr mesazhet private, çka i shkruante Jona kur ajo ishte në BBVK?

Benita nxjerr mesazhet private, çka i shkruante Jona kur ajo ishte në BBVK?

Dogana zbulon 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Konsullata e Kosovës në Cyrih viziton kompaninë “Schlatter Industries”: Mund të krijohen ura bashkëpunimi për profesionistët shqiptarë

Konsullata e Kosovës në Cyrih viziton kompaninë “Schlatter Industries”: Mund të krijohen ura bashkëpunimi për profesionistët shqiptarë

Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë | Momenti