Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve

Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve

Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve

Japonia ka ndërmarrë masa emergjente për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një vale sulmesh që kanë prekur dhjetëra kompani të mëdha dhe institucione shtetërore, duke shkaktuar rrjedhje masive të të dhënave të klientëve.

Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, ka njoftuar të premten një paketë në vlerë prej 10 miliardë jenësh, apo rreth 63 milionë dollarësh, e cila parasheh përdorimin e inteligjencës artificiale dhe krijimin e ekipeve të specializuara për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve kibernetike.

Sponsor 3M Express

Gjatë një takimi ministror, Takaichi theksoi se reagimi i shpejtë ndaj kërcënimeve është thelbësor, veçanërisht në një kohë kur sulmet e mundësuara nga inteligjenca artificiale po paraqesin sfida gjithnjë e më të mëdha, raporton AP.

“Pikërisht në këtë moment, po ndodhin raste të qasjes së paautorizuar dhe rrjedhjes së të dhënave, duke shkaktuar ndikim të madh në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në aktivitetet e kompanive”, deklaroi ajo, duke bërë thirrje për angazhimin e të gjitha burimeve shtetërore në përballjen me këtë problem.

Sipas paketës së re, Japonia synon të krijojë një sistem më të qëndrueshëm të mbrojtjes kibernetike, ku institucionet publike dhe kompanitë private do të shkëmbejnë informacione, do t’u ofrojnë ndihmë të shpejtë subjekteve të sulmuara dhe do të punojnë për rikuperimin e dëmeve.

Një prej masave kryesore është krijimi i një ekipi të specializuar ekspertësh, i cili do të funksionalizohet deri në fund të nëntorit nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë. Ky ekip do të përdorë inteligjencën artificiale për t’iu kundërpërgjigjur hakerëve dhe për të identifikuar dobësitë në sistemet kompjuterike.

Po ashtu, do të formohet një “ekip shpëtimi kibernetik”, me ekspertë nga sektori publik dhe privat, i cili do të ofrojë reagimin fillestar për kompanitë e prekura nga sulmet. Një ekip tjetër do të ndihmojë bizneset më të cenueshme që të forcojnë sistemet e tyre mbrojtëse.

Qeveria japoneze do të rrisë gjithashtu kapacitetet për të siguruar qasje në serverët që përdoren nga hakerët, në kuadër të strategjisë së njohur si “mbrojtja aktive kibernetike”, e legalizuar në tetor.

Në rast të kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë kombëtare, do të angazhohet edhe një ekip i përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Policisë dhe Zyrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Përmes këtyre masave, Japonia synon të arrijë një nga nivelet më të larta të sigurisë kibernetike në botë dhe të forcojë mbrojtjen ndaj sulmeve që rrezikojnë të dhënat e qytetarëve dhe aktivitetet ekonomike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Man Utd do një sulmues me përvojë në Ligën Premier gjatë janarit, etiketon tre emra

Man Utd do një sulmues me përvojë në Ligën Premier gjatë janarit, etiketon tre emra

Mblidhet grupi punues i qeverisë për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj katërshës së UÇK-së

Mblidhet grupi punues i qeverisë për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj katërshës së UÇK-së

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, pronarja e dyshuar sulmon zyrtaren policore gjatë intervenimit

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, pronarja e dyshuar sulmon zyrtaren policore gjatë intervenimit

Japonia ndërmerrë masa emergjente pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve | Momenti