Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

Mbi 30 mijë euro para të gatshme janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të automjetit gjatë një kontrolli në pikën kufitare Bërnjak.

Sponsor 3M Express

Për këtë rast ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Ngjarja është parandaluar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në këtë pikë kufitare.

Sipas njoftimit të Doganës, për kontroll është përzgjedhur një automjet me targa të huaja, i cili po hynte në territorin e Kosovës.

“Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara, zyrtarët kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të veturës, në një hapësirë të fshehtë në dysheme janë gjetur 30,550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar nga udhëtari”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Dogana ka rikujtuar se, sipas Nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar t’i deklarojë ato me shkrim, së bashku me burimin e tyre të verifikueshëm, pranë zyrtarit doganor.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe bashkëpunimin me institucionet tjera për parandalimin e kontrabandës, qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025