Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kujtuar rrugëtimin e partisë, duke theksuar se ajo doli nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se PDK-ja mori përgjegjësinë historike për ta shndërruar idealin e lirisë në një projekt shtetformues.
“Gëzuar 27-vjetorin, Partia Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në urimin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Djali i Jakup Krasniqit uron PDK-në për 27-vjetorin e themelimit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




