Bova kanadeze përshkon më shumë se tre mijë milje dhe përfundon në brigjet e Irlandës

Bova kanadeze përshkon më shumë se tre mijë milje dhe përfundon në brigjet e Irlandës

Bova kanadeze përshkon më shumë se tre mijë milje dhe përfundon në brigjet e Irlandës

Një “vizitore” e pazakontë nga Kanadaja ka përfunduar në brigjet e Irlandës, pasi një bovë e Rojës Bregdetare Kanadeze, me peshë rreth 3.5 tonë, është gjetur e nxjerrë në breg në ishullin Achill, në County Mayo.

Sponsor 3M Express

Autoritetet lokale po përgatiten ta largojnë objektin nga bregdeti, pasi ekziston frika se ai mund të rikthehet në det dhe të përbëjë rrezik për anijet dhe infrastrukturën detare, transmeton Telegrafi.

Pas kontaktit me Rojën Bregdetare Kanadeze, Këshilli i Qarkut Mayo tha se ishte informuar se bovave kanadeze u njihet një prirje për të “udhëtuar” larg vendit të origjinës.

“Bovat e tyre njihen si shumë miqësore dhe herë pas here krijojnë zakon të udhëtojnë larg shtëpisë”, shkruan këshilli, duke e trajtuar me humor këtë rast të pazakontë.

Bova, e cila shërben si ndihmë për navigimin detar, mund të pajiset me dritë navigimi dhe prodhon një tingull karakteristik fishkëllime të gjeneruar nga lëvizja e valëve, për të paralajmëruar anijet që ndodhen pranë saj.

– YouTube www.youtube.com

Këshilli i Mayo-s po bashkëpunon me Rojën Bregdetare Kanadeze për operacionin e rikuperimit. Autoritetet duan ta largojnë bovën nga bregu përpara se ajo të rikthehet në ujë dhe të bëhet rrezik për lundrimin ose infrastrukturën bregdetare.

David Mellett, drejtor i shërbimeve në Këshillin e Mayo-s me përgjegjësi për çështjet detare, tha se rasti është i pazakontë, por njëkohësisht shërben si kujtesë për lidhjet e forta historike dhe bashkëkohore mes Mayo-s dhe Kanadasë, të krijuara ndër breza emigrimi.

Distanca e saktë që ka përshkuar bova nuk dihet, por për të arritur nga ujërat kanadeze deri në Irlandë, ajo do të duhej të kalonte më shumë se 3 mijë milje detare përtej Atlantikut.

Sipas planit të autoriteteve lokale, bova pritet të tërhiqet nga zona bregdetare dhe të dërgohet në një vend më të sigurt.

Ndërkohë, Këshilli i Mayo-s ka lënë edhe një “mesazh” me humor për pronarët e saj: nëse kanadezët duan ta shohin sërish bovën e tyre, mund t’u duhet të bëjnë një udhëtim të veçantë në Mayo për ta marrë atë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025