De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri

De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri

De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri

Mesfushori argjentinas, i cili aktualisht aktivizohet te Inter Miami, ka ndarë detaje për marrëdhënien e veçantë me kapitenin e Argjentinës, duke theksuar se mësimet e marra nga 10-shi legjendar kanë shkuar shumë përtej futbollit.

De Paul u takua për herë të parë me Messin në vitin 2018, vetëm disa muaj pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi. Nga ai moment, ai kaloi nga të qenit admirues i madh i Messit në një prej shokëve të tij më të afërt në kombëtare.

Sponsor 3M Express

“Ne vraponim së bashku dhe unë duhej të isha si çdo shok tjetër skuadre”, ka rrëfyer De Paul, duke kujtuar ditët e para të stërvitjes përkrah idhullit të tij.

Por ndikimi i Messit te De Paul nuk ishte vetëm njerëzor. Në aspektin sportiv, mesfushori e konsideron yllin argjentinas një figurë vendimtare në rrugëtimin drejt triumfit në Kupën e Botës 2022.

“Pa të, ne definitivisht nuk do ta kishim bërë”, është shprehur De Paul, duke iu referuar suksesit të Argjentinës në Katar, ku “Albicelestët” mposhtën Francën në një finale të paharrueshme.

Sipas tij, lidhja që Messi ka krijuar me popullin argjentinas është e jashtëzakonshme.

“Për ta, ai nuk është thjesht më i miri i të gjitha kohërave. Është sikur ta njihnin personalisht”, ka thënë De Paul.

Por për mesfushorin, Messi është shumë më tepër se një bashkëlojtar dhe një ikonë e futbollit. Ai e konsideron 39-vjeçarin si një vëlla dhe një njeri me zemër të madhe.

De Paul ka theksuar se këshillat dhe shembulli i Messit e kanë ndihmuar të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si person, baba dhe mik.

Pavarësisht se rrugët e tyre në futboll mund të ndryshojnë, marrëdhënia mes dy argjentinasve duket se do të mbetet e fortë. Për De Paulin, Messi do të jetë gjithmonë një figurë që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri | Momenti