Bulqizë: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Bulqizë: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Bulqizë: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka vdekur si pasojë e sulmit që dyshohet se i bëri një ari.

Sponsor 3M Express

Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila saktësoi se informacionin për ngjarjen e kanë marrë rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari)”.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën”, ka thënë Policia.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë i shtetasit U.F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, tha se po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë