Këto çështje u diskutuan nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në Forumin Ekonomik të Stambollit, të mbajtur më 8 dhe 9 tetor, në selinë e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Në panelin “Stabiliteti Financiar dhe Rregullimi”, Ismaili prezantoi zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, duke folur edhe për mënyrën se si BQK-ja vlerëson ndikimin e goditjeve të mundshme dhe zhvillimeve të jashtme përmes stres-testimit makrofinanciar.

Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të rreziqeve në nivel të sistemit financiar, përmirësimit të informacionit kreditor dhe zbatimit të kërkesave rregullative proporcionale, bazuar në parimin “aktivitet i njëjtë, rrezik i njëjtë, rregulla të njëjta”.
Në margjinat e forumit, guvernatori Ismaili zhvilloi takime dypalëshe dhe shkëmbeu pikëpamje me përfaqësues të bankave qendrore dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën e Francës, Bankën e Anglisë, Sistemin e Rezervës Federale të SHBA-së, Bankën për Rregullime Ndërkombëtare dhe Bankën Botërore.
Burimi: RTKLive




