Bezos: Në Hënë mund të arrijmë për tri ditë

Bezos: Në Hënë mund të arrijmë për tri ditë

Bezos: Në Hënë mund të arrijmë për tri ditë

Plane të mëdha po hartohen në Washington, ndërsa SHBA-ja synon jo vetëm të rikthehet në Hënë, por këtë herë edhe të qëndrojë atje.

Sponsor 3M Express

Për udhëtimin drejt Hënës ka folur së fundmi edhe themeluesi i Amazonit dhe i kompanisë hapësinore Blue Origin, Jeff Bezos.

“Këtë herë po shkojmë në Hënë për të qëndruar atje”, tha Bezos, duke shtuar se nuk do të bëhet fjalë për “vetëm një mision tjetër pas të cilit kthehemi në shtëpi”.

Sipas tij, synimi është ndërtimi i një baze të qëndrueshme dhe funksionale nga e cila do të mund të eksplorohet Hëna dhe të zbulohen burime të reja.

Bezos kujtoi se për misionin e parë drejt Hënës, në vitin 1969, SHBA-ja duhej të shpenzonte rreth 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai tha se njerëzit mund të udhëtojnë drejt Hënës që në vitin 2028, shkruajnë mediat.

“Duhet ta mposhtim Kinën në këtë garë dhe besoj se do t’ia dalim”, deklaroi Bezos.

Themeluesi i Blue Origin shtoi se Hëna, e cila sipas tij mund të arrihet për vetëm tri ditë, do të jetë një pikë logjistike e domosdoshme për misionet e ardhshme me njerëz drejt Marsit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera

Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera