Rebelët Houthi kanë sulmuar sërish aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, ndërsa autoritetet saudite thanë se kanë rrëzuar dy raketa balistike të lëshuara drejt kryeqytetit.

Sipas Reuters, dëshmitarë dhe persona të afërt me incidentin raportuan se tymi u pa mbi një aeroplan të parkuar në aeroport, i cili dyshohet se ishte bosh në momentin e sulmit. Një banor i Riadit i tha dpa-së se kishte dëgjuar edhe katër shpërthime të njëpasnjëshme.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive pretendoi se një raketë balistike kishte goditur objektivin në aeroport, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të trafikut ajror.
Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte rrëzuar dy raketa balistike të lëshuara nga Huthit drejt Riadit.
Sipas një burimi saudit, mbetjet e raketave ranë mbi një ndërtesë terminali në aeroport.
Sulmi vjen një ditë pasi Arabia Saudite njoftoi se një person ishte vrarë në një sulm në aeroportin e Riadit, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën në një sulm ndaj aeroportit të Abhas, në jugperëndim të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




