Besa Famgas mposht Kastriotin në një superndeshje

Besa Famgas mposht Kastriotin në një superndeshje

Besa Famgas mposht Kastriotin në një superndeshje

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 29:28.

Skuadra pejane herët në ndeshje krijoi epërsi bindëse. Pjesa e parë përfundoi 16:12.

Sponsor 3M Express

Por ferizajasit nuk u dorëzuan dhe u afruan në 27:25 në minutën e 55-të. Më pas u afruan edhe në 28:27 në minutën e 57-të. Besa Famgas shënoi për 29:27 përmes Oliver Rabek në minutën e 59-të, ndërsa në minutën e fundit Kastrioti shënoi për 29:28 nëpërmjet Eray Karakoç. Por Besa e kishte aksionin e fundit dhe kështu fitorja i takoi kësaj skuadre.

Deniz Terziqi i shënoi tetë gola për Besa Famgas. Shtatë i kishte Yassine Henahen e nga katër Jon Muqolli e Oliver Rabek.

Vuk Lakiçeviq ishte më efikasi te Kastrioti me shtatë gola. Nga gjashtë i realizuan Karakoç e Festim Mustafa.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Besa Famgas e shënoi fitoren e tretë dhe udhëheqë me gjashtë pikë. Kastrioti ka një fitore e një humbje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dyshohet për një vrasje në Progragjë të Gjilanit

Dyshohet për një vrasje në Progragjë të Gjilanit

Dy të rinj dyshohet se u rrahën nga policia në Shkup – Nisin procedurat për suspendimin e gjashtë policëve

Dy të rinj dyshohet se u rrahën nga policia në Shkup – Nisin procedurat për suspendimin e gjashtë policëve

Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze

Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze