Benini ka një “plan special” për Messin, përgjigjja e mbrojtësit po bën xhiron e botës

Benini ka një “plan special” për Messin, përgjigjja e mbrojtësit po bën xhiron e botës
Mbrojtësi i Beninit, Mohamed Tijani, është bërë viral me deklaratën e tij para përballjes me Argjentinën, duke zbuluar se skuadra e tij nuk ka një plan të veçantë për ta ndalur Lionel Messin. Messi pritet të luajë ndeshjen e fundit me Argjentinën, teksa “Albiceleste” do të përballet me Beninin në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires […]

Mbrojtësi i Beninit, Mohamed Tijani, është bërë viral me deklaratën e tij para përballjes me Argjentinën, duke zbuluar se skuadra e tij nuk ka një plan të veçantë për ta ndalur Lionel Messin.

Messi pritet të luajë ndeshjen e fundit me Argjentinën, teksa “Albiceleste” do të përballet me Beninin në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires të martën mbrëma.

39-vjeçari është rekordmen i Argjentinës për paraqitje dhe gola, me 125 realizime në 207 ndeshje, ndërsa kjo sfidë pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren.

I pyetur nga një gazetar i mediumit argjentinas C5N se si do të tentojë Benini ta ndalojë yllin e Inter Miamit, Tijani dha një përgjigje befasuese.

“Ne nuk kemi nevojë ta markojmë Messin. Do ta shijojmë këtë ndeshje. Nuk ka asnjë plan të veçantë për ta mbrojtur ndaj Messit, thjesht duhet ta shijojmë këtë ndeshje dhe kaq”, deklaroi ai.

Më pas, ish-mbrojtësi i Rayo Vallecanos e shprehu hapur admirimin e tij për kapitenin argjentinas.

“Messi, ti je Zoti. Për mua, ai është më i miri në botë”, u shpreh Tijani.

Në intervistë u përfshi edhe mjeku i kombëtares së Beninit, i cili e përforcoi deklaratën e mbrojtësit: “Ai është më i miri në botë. Ai është Zoti i futbollit”./Telegrafi/

Lexo edhe

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës