Barcelona shënon fitore komode ndaj Aston Villas

Barcelona shënon fitore komode ndaj Aston Villas

Barcelona shënon fitore komode ndaj Aston Villas

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.

Sponsor 3M Express

Skuadra katalunase ishte dominuese nga fillimi për të fituar me rezultat 3-0.

Lamine Yamal pas vetëm shtatë minutave lojë shënoi për të kaluar Barcelonën në epërsi.

Villa kishte një mundësi të mirë shënimi por që Johan Manzambi dështoi nga afërsia.

Barcelona vazhdoi me ritmin e lartë edhe në pjesën e dytë, ku Raphinha u përkujdes për golin e dytë pas bashkëpunimit me Fermin (52’).

Kapiteni më pas e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur për t’ia arkëtuar katalunasve pikët e plota (64’).

Kësisoj, Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Villa./Telegrafi/

Lexo edhe

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë