ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë. Momentumi i zgjerimit është real dhe Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë tani. Por pesë ditë pas vizitës, Qeveria ende nuk ka treguar se ka një plan konkret për debllokimin e procesit eurointegrues, thonë nga ASH.

Sponsor 3M Express

“Në reagimin tonë të 30 shtatorit ne kërkuam një plan publik me afate për përmbushjen e detyrimeve evropiane, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi. Kërkuam gjithashtu që pas vizitës të thirret një tryezë e forcave politike parlamentare për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm.

Deri më sot nuk kemi parë asnjërën.

Kanë kaluar pesë ditë nga vizita, ndërsa ende nuk është zhvilluar asnjë takim bilateral me Bullgarinë. Është dërguar kërkesë për takim dhe flitet për një takim të mundshëm në Sofje, por vendit i duhen rezultate konkrete dhe një proces i mirëfilltë politik, jo vetëm paralajmërime për takime.

Von der Leyen e bëri të qartë se ekziston një hap kyç që duhet ndërmarrë për avancimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, ajo vlerësoi rezultatet në Planin e Rritjes dhe paralajmëroi investime të tjera evropiane.

Evropa po jep sinjale të qarta se dera mbetet e hapur. Pyetja është sa gjatë do të vazhdojë Qeveria të humbë kohë.

Ne kërkojmë iniciativë politike, dialog serioz me Bullgarinë, tryezë të forcave parlamentare dhe afate konkrete për zbatimin e detyrimeve evropiane. Përgjegjësia për ta nisur këtë proces i takon Qeverisë”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Lexo edhe

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë | Momenti