Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi është kapur pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me dhjetëra doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Sponsor 3M Express

Arrestimi u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri, banues në Shkodër, u kap në flagrancë pranë institucionit arsimor. Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të dyshuara kanabisi.

Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 15-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së