Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Ferizaj ka emëruar Arbnor Morinën në postin e trajnerit të skuadrës, duke i besuar atij drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Klubi ferizajas ka bërë të ditur marrëveshjen përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar se Morina do të jetë në krye të ekipit në vazhdim të sezonit.

Trajneri me përvojë rikthehet kështu në skenën e futbollit kosovar, ndërsa me Ferizajn do të synojë të japë kontributin e tij në përmbushjen e objektivave të klubit.

Në periudhën e mbetur të kampionatit, Morinën e pret një detyrë e rëndësishme për ta organizuar ekipin dhe për të nxjerrë maksimumin nga futbollistët në dispozicion.

FC Ferizaj i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri dhe suksese në detyrën e tij.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit”.

“Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit”.

“I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive