“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog

“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog

“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” ka organizuar një trajnim për punëtorët e Njësisë Operative në Istog, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Sponsor 3M Express

Trajnimi, i udhëhequr nga zyrtarja për Siguri dhe Shëndet në Punë, kishte në fokus parandalimin e zjarreve dhe ofrimin e ndihmës së parë në raste emergjente.

Gjatë trajnimit, punëtorët u informuan lidhur me masat e sigurisë, mënyrat e reagimit në situata emergjente, si dhe rëndësinë e njohurive praktike që mund të jenë vendimtare për shpëtimin e jetës në raste të rrezikut.

Nga kompania kanë theksuar se “Ambienti” mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes për sigurinë në punë dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë punëtorët.

“Siguria fillon me parandalimin, ndërsa njohuritë e duhura mund të bëjnë dallimin në momentet më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog | Momenti