Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër

Një video qarkulloi sot në rrjete sociale, ku dyshohej se një person po qarkullon me armë në oborrin e një shkolle fillore në Ferizaj.

Sponsor 3M Express

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se policia identifikoi një 12 vjeçar i cili u konstatua se kishte në posedim armë lodër.

Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj në praninë e një familjari dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur.

“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se në një shkollë fillore në Ferizaj shihej një person me armë, Policia, përkatësisht Stacioni Policor në Ferizaj, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit. Gjatë trajtimit të rastit është identifikuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili së bashku me një familjar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Pas verifikimeve, është konstatuar se objekti i paraqitur në video ishte armë lodër.Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur”.

Lexo edhe

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner