AGK-ja dënon fyerjet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon fyerjet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon fyerjet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fyerjet, etiketimet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autor i emisionit satiriko-politik “DPT Te Fidani”.

Sipas AGK-së, sulmet ndaj Jupollit kanë ardhur pas komenteve dhe emisioneve që lidhen me protestën në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së dhe krizën rreth zgjedhjes së presidentit.

Sponsor 3M Express

AGK-ja ka shprehur mbështetje për Jupollin që të ndërmarrë veprime ligjore për denoncimin e sulmeve, të cilat, sipas AGK-së cenojnë edhe integritetin fizik të tij dhe të familjes së tij.

Po ashtu, AGK-ja u ka bërë thirrje akterëve politikë dhe përkrahësve të tyre që mospajtimet rreth çështjeve me interes publik të mos i shndërrojnë në kërcënime dhe dhunë.

“Liria e shprehjes dhe medias është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

AGK-ja dënon fyerjet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit | Momenti