Adelina Thaçi-Meta kritikon LDK-në: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – kthjellohu

Adelina Thaçi-Meta kritikon LDK-në: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – kthjellohu

Adelina Thaçi-Meta kritikon LDK-në: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – kthjellohu

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke i adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë partisë së saj.

Sponsor 3M Express

“Dashuria për një parti nuk duhet të jetë më e madhe se dashuria për parimet që ajo parti thotë se i përfaqëson”, ka shkruar Thaçi-Meta.

Ajo ka kërkuar nga LDK-ja më shumë vendosmëri, konsistencë dhe përgjegjësi, duke kritikuar inatet personale dhe “pazaret e vogla”.

“Nëse nuk i afroni njerëzit dhe nuk e kuptoni se askush nuk fiton duke i larguar njerëzit e vet, atëherë do të shkoni aty ku nuk dëshiron askush që ju ka besuar”, ka thënë artistja.

Thaçi-Meta ka theksuar se kritikat nuk po i bën nga inati.

“Po e them sepse më dhemb. Dhe ndoshta pikërisht sepse më dhemb, nuk mund të hesht”, ka shkruar ish-deputetja.

Ajo ka shprehur shqetësim edhe për zhvillimet në institucionet e vendit, duke thënë se qytetari shpesh mbetet jashtë vëmendjes.

Në fund, ajo ka kërkuar qetësi, përgjegjësi dhe punë, duke e mbyllur reagimin me një mesazh për LDK-në: “Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmi ndaj ekipit të “Kiks Kosova”, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Adelina Thaçi-Meta kritikon LDK-në: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – kthjellohu | Momenti