Abdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake

Abdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake

Abdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake



Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit politike në vend ka nisur një faqe e re në politikën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdullahu ka vlerësuar se protestat e zhvilluara në Prishtinë kanë ndikuar që çështja e mbrojtjes së vlerave të luftës dhe UÇK-së të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se tash duhet të punohet për mbrojtjen në praktikë të vlerave të UÇK-së dhe për ish-drejtuesit e saj që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Abdullahu e ka cilësuar këtë vetëm fillimin e një “maratone nacionale dhe institucionale”, duke thënë se në këtë proces duhet të dëshmohet edhe sinqeriteti i atyre që angazhohen për çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

“Dje ka fituar një segment demokracie në Kosovë. Në rend të parë, falë protestave në sheshin e Prishtinës, mbrojtja e vlerave të luftës, mbrojtja e UÇK-së, është kthyer në Kuvendin e Kosovës. Që sot duhet të fillojë e të fitojë në praktikë edhe UÇK-ja si vlerë, edhe ata në Hagë si pararendës të kësaj vlere. Ky është vetëm fillimi i një maratone nacionale dhe institucionale, ku ata që nuk kanë kondicion dhe sinqeritet për “Luftë në Hagë” duhet të ndëshkohen.

Kurti nuk na ka çuar në zgjedhje, sepse ka menduar, me të drejtë, se votuesit do të hakmerren, nëse jo me votën kundër tij, me abstenim ndaj tij. Këtë ia kanë bërë të ditur edhe më troç protestat, intensiteti i tyre, emocioni i tyre me vibrim të lartë dhe, sidomos, pjesëmarrja e të rinjve në to.

Me Justina Pulën Presidente, institucionet që nga dje nuk janë unitariste në kuptimin njëpartiak. Ky është ugur i mirë. Por Presidentja ka punë përpara për ta dëshmuar se duhet të mbetet kështu. Ata që paragjykojnë në avancë për Presidenten e re janë pallavraxhinj në gazetari. Gajret, pritni. Gruaja ka karakter të fortë, është e dëshmuar shumëfish në shumë fusha.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka pasur më vështirë sesa që është dukur nga jashtë. Korrektësia e tij dhe qëllimi i qartë se çfarë aspiron e kanë bërë të vendosur në moslëshim pe dhe ekstra të zhdërvjellët në kalkulim politik.

Po fillon një faqe e re në politikën në Kosovë. Nuk është një epokë e re. Prishtina sot është zgjuar e qetë. Që të flemë rahat, kemi shumë punë përpara çdo ditë edhe si opozitë. Sidomos si opozitë”, ka shkuar Abdullahu në Facebook.

source

Lexo edhe

Hamza: Konsideroj që Kuvendi e aprovoi ligjin në mënyrë të rregullt

Hamza: Konsideroj që Kuvendi e aprovoi ligjin në mënyrë të rregullt

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

Abdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake | Momenti