Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Kuvendi i Kosovës se ka aprovuar Ligjin për Dhomat e Specializuara në mënyrë të rregullt.

Ai këto komente i bëri pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.
“Konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovuar Ligjin në mënyrë të rregullt. E kam thënë që Ligji është i zbatueshëm për të gjithë, në të kundërtën Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, ka të drejtë edhe me i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Hamza.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kurse pas kësaj u votua me sukses edhe presidentja, Justina Shiroka Pula.




