Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u është premtuar një efekt juridik që, sipas tij, ligji nuk mund ta prodhojë.

Ai ka thënë se LDK-ja i kishte paralajmëruar këto zhvillime më 5 tetor në Kuvend, por se në vend të dëgjimit të argumenteve të saj, partia ishte sulmuar dhe akuzuar si kundërshtare e UÇK-së.

Sponsor 3M Express

“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.

PO, JU KANË MASHTRUAR!
DHE PO, UA KEMI THËNË!

Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se “mbreti është lakuriq”, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren.
E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka rikthyer qëndrimin zyrtar të LDK-së, sipas të cilit ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund të anashkalojë Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera

Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera