​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë.

Sponsor 3M Express

Gjatë viteve të shkollimit u përfshi në veprimtari ilegale dhe më 1992 u largua në mërgim. Në vjeshtën e vitit 1996 u kthye në Kosovë, ndërsa gjatë viteve 1997–1998 mori pjesë në organizimin dhe zgjerimin e radhëve të UÇK-së.

Në fillim të gushtit 1998, Rexha u caktua komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë muajve në vijim mori pjesë në disa luftime në këtë zonë.

Më 8 tetor 1998, Abedin Rexha u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Selveten. Emri i tij është përkujtuar në shkrime, këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban emrin e tij.

Lexo edhe

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Bayern gati të “hapë kuletën” për yllin e Barcelonës, përgatit ofertën prej 90 milionë eurosh

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes

Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit” | Momenti