18-vjeçari Florian Matraku ka humbur jetën, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe trajtimit në reanimacionin e Spitalit të Korçës.

I riu u përfshi në një aksident rrugor në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec, pak kilometra larg Korçës.
Siç shkruan A2CNN, 18-vjeçari po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas nga një automjet që lëvizte në drejtim të Maliqit. Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Florian Matraku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.




