11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës iu është konfirmuar aktakuza.
Burimet e gazetares së Klan Kosovës Altiana Zogaj, bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë liruar zyrat.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku.
Po ashtu zyrtarë të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti, siç bën të ditur gazetarja.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës.
Ndërkohë Klankosova.tv ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje.
Më herët në media u raportua se në këtë Ministri po zhvillohet një aksion ku ka edhe të arrestuar.
Por, Nga Prokuroria Themelore dhe nga ajo Speciale deklaruan për Klankosova.tv se nuk është duke u zhvilluar ndonjë aksion te Ministria e Arsimit.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.




