By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti për presidentin konsensual: I hapur për bisedime me emra konkretë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti për presidentin konsensual: I hapur për bisedime me emra konkretë
TOP Momenti

Kurti për presidentin konsensual: I hapur për bisedime me emra konkretë

Momenti
Published: August 14, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, e mbështetur nga një shumicë sa më e gjerë parlamentare dhe shoqërore.

Kurti tha se LVV-ja dëshiron të arrijë marrëveshje me partitë e tjera politike për zgjedhjen e presidentit, me synimin që të shmangen zgjedhjet e reja.

Your browser does not support the video tag.

“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti/ja i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull. Të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe përveç kësaj dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk paraqesin sfidën kryesore, ndërsa çështja më e vështirë mbetet zgjedhja e presidentit.

“Zgjedhja e kryetarit, formmimi i qeverisë nuk janë sfida, sfidë është zgjedhje e presidentit. Jemi duke bërë hapa që të vijmë te emri i presidentit”.

Kurti tha se LVV-ja është e gatshme për diskutime të gjera me partitë politike për të gjetur një kandidat që do të ishte jashtë skenës së përditshme politike dhe që do të mund të shërbente si figurë unifikuese.

“Jemi të hapur për të bërë diskutime shteruese që të vijmë deri tek emri apo emrat, të cilët do t’ju japim nënshkrimet të kandidojnë dhe të zgjidhen më pastaj. Dikush që është jashtë skenës aktuale politike, jashtë polemikave ditore partiake dhe që është figurë unifikuese, sepse në Kushtetutën e Kosovës shkruan që Presidenti i Republikës duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa sipas tij, partia që ai drejton tashmë ka hequr dorë nga dy prej tri pozitave të larta shtetërore.

“Ne ja kemi ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës kryeparlamentarin, kryetarin e Kuvendit. Gjithashtu kam deklaruar edhe në takime, edhe jashtë tyre, që ne jemi për president konsensual. Pra, nga tri pozita të larta shtetërore, Vetëvendosja tashmë ka zbritur në vetëm një — te kryeministri. Presidenti konsensual, kryeparlamentarin LDK-ja”, ka thënë ai.

Ai kritikoi LDK-në për refuzimin e kësaj oferte, duke thënë se pozita e kryetarit të Kuvendit është konsideruar nga kjo parti si ceremoniale.

Kurti iu referua edhe deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se partia do të qëndrojë në opozitë, duke thënë se do të preferonte që LDK-ja të bëhej pjesë e bashkëqeverisjes.

“Pozita e kryetarit të Kuvendit është refuzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është konsideruar ceremoniale. Unë besoj që është dashur që ta marrin atë pozitë. E ndjeka edhe mbrëmë qëndrimin e deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha që LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje, ta kemi një marrëveshje politike”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha: “Nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve 53 me 18, por edhe deformimi i rezultatit nuk mund të jetë. Pra, me 18 deputetë ta marrësh kryetarin e Kuvendit nuk është pak”.

Tutje Kurti shtoi se kur e panë që nga LDK nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit “oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani”.

“ Me fjalë të tjera, nëse Vetëvendosja do ta kishte kandidatin për president — e ju e dini që ishte Glauk Konjufca — atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës ta marrë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Ndërkaq, nëse kandidati për president është konsensual, ta marrë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri”, ka thënë Kurti.

Sepse, siç tha ai Vetëvendosja po heq dorë prej presidentit dhe ta ketë zëvendëskryeministrin e tri ministri.

“E nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin e katër ministri”, ka deklaruar ai.Kurti ka përshëndetur gjithashtu thirrjen e Abdixhikut që në diskutimet për presidentin të përfshihen edhe partitë e tjera politike.“Tash, unë e përshëndes thirrjen e kryetarit Abdixhiku që edhe partitë e tjera — gjithëpërfshirës të jetë presidenti, pra të mos jenë veç dy subjekte, vetëm Vetëvendosja edhe vetëm LDK-ja, të jenë edhe të tjerët”, ka thënë ai. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme
Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, do ta padis Ali Ahmetin në emër të Arbën Xhaferit për këso deklaratash
Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti

LEXO GJITHASHTU

Dehari si arsye të mosthirrjes së seancës përmend edhe “rrezikun e konfliktit fizik”
Dehari si arsye të mosthirrjes së seancës përmend edhe “rrezikun e konfliktit fizik”
Lajme
Ismaili: Mentaliteti i bandave që e vendos pushtetin mbi ligjin s’ka vend, pa rikthimin e rendit kushtetues s’mund të diskutohet për asgjë
Ismaili: Mentaliteti i bandave që e vendos pushtetin mbi ligjin s’ka vend, pa rikthimin e rendit kushtetues s’mund të diskutohet për asgjë
Lajme
Dehari e përdor si pretekst qëndrimin e ri të LDK’së për të mos thirrë seancë -përmend ftesat e Kurtit dhe Haxhiut
Dehari e përdor si pretekst qëndrimin e ri të LDK’së për të mos thirrë seancë -përmend ftesat e Kurtit dhe Haxhiut
Lajme
PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë me i shkru Deharit
PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë me i shkru Deharit
Lajme
Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Lajme

You Might Also Like

Neptun rihap dyqanin në Çair
TOP Momenti

Neptun rihap dyqanin në Çair

August 15, 2026
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
TOP Momenti

Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore

August 15, 2026
Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec
TOP Momenti

Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”
TOP Momenti

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?