By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi
Lajme

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi

Momenti
Published: August 4, 2026

Një 36-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i identifikuar nga mediat suedeze si Emir Nuredini, është arrestuar dhe më pas ndaluar në paraburgim, nën dyshimin për sulme ndaj dy objekteve në qytetin Solvesborg të Suedisë.

Sipas policisë suedeze, incidenti i parë ka ndodhur në zyrat lokale të Partisë Socialdemokrate suedeze, ku një person dyshohet se ka thyer dritare dhe ka tentuar t’ia vë zjarrin. Në vendngjarje policia ka gjetur një bidon me lëndë djegëse dhe një çantë me gurë, ndërsa i dyshuari është arrestuar në afërsi të objektit, raporton Klankosova.tv.

Your browser does not support the video tag.

Në të njëjtën natë është raportuar edhe dëmtim i një biznesi tjetër, dyqanit “Family Market”, i cili ndodhet në të njëjtën rrugë me selinë e Socialdemokratëve. Për të dy rastet, 36-vjeçari dyshohet për vepra që lidhen me dëmtim prone dhe tentim të zjarrvënies së rëndë.

Mediat suedeze raportojnë se dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë incidentit janë dëgjuar slogane naziste. Këto pretendime kanë bërë që udhëheqës të Partisë Socialdemokrate, përfshirë kryetaren e partisë Magdalena Andersson, ta cilësojnë ngjarjen si një “sulm nazist” dhe si një kërcënim ndaj demokracisë.

Megjithatë, autoritetet suedeze ende nuk kanë dhënë një përfundim për motivin ideologjik të sulmit. Prokuroria ka deklaruar se hetimet vazhdojnë dhe se nuk dëshiron të komentojë për motivin në këtë fazë të procesit.

Sipas medias suedeze “Riks.se” (media kjo që njihet për pikëpamje të djathta dhe nacionaliste dhe e afërt me qëndrimet e Socialdemokratëve të Suedisë), Nuredini u ndalua të premten e kaluar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për tentim të zjarrvënies së rëndë dhe vandalizëm ndaj dyqanit “Family Market” dhe zyrës së Partisë Socialdemokrate, të cilat ndodhen në të njëjtën rrugë, transmeton Klankosova.tv.

“Bartte simbolin e svastikës dhe bërtiste slogane naziste”

Kur policia u njoftua gjatë natës së të mërkurës së javës së kaluar për një incident në zyrën e Partisë Socialdemokrate në rrugën Skeppsbrogatan në Solvesborg, 36-vjeçari Nuredini, i specializuar në të drejtën civile, arrestohet në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, ai kishte thyer disa xhama të zyrës së partisë, kishte shkruar grafite në ndërtesë dhe kishte tentuar t’i vinte flakën objektit.

Dëshmitarët thonë se ai me vete kishte një objekt të pikturuar me simbolin e svastikës (simboli nazist) dhe, gjatë arrestimit kishte brohoritur slogane naziste.

Sipas “Blekinge Lans Tidning” (media kjo që njihet për pikëpamje të djathta dhe nacionaliste dhe e afërt me qëndrimet e Socialdemokratëve të Suedisë), 36-vjeçari, me origjinë nga Kosova, është bërë i njohur për policinë suedeze gjatë viteve të fundit. Ai u dënua vetëm në muajin maj me burgim për përfshirje në një mashtrim të planifikuar bankar me vlerë 14 milionë korona suedeze (1,27 milionë euro), por pavarësisht vendimit, ende ndodhej në liri.

Magdalena Andersson: Sulm ndaj demokracisë suedeze

Liderja e Partisë Socialdemokrate në Suedi, Magdalena Andersson, e cilësoi incidentin si një “sulm nazist” ndaj demokracisë suedeze.

Në një postim në Facebook ajo shkroi: “Sulmi nazist ndaj zyrës së Partisë Socialdemokrate në Solvesborg është jashtëzakonisht serioz. Një sulm i tillë nuk prek vetëm partinë në fjalë. Është një sulm ndaj të gjithë demokracisë suedeze”.

Ajo shtoi se kur nazistët ose forca të tjera përçarëse përdorin kërcënime dhe dhunë për t’i frikësuar qytetarët që të mos angazhohen politikisht, shoqëria duhet të qëndrojë e bashkuar, raporton Klankosova.tv.

Andersson bëri të ditur gjithashtu se kishte kontaktuar me anëtarët e partisë së saj në rajonin e Blekinges dhe u kishte shprehur mbështetje.

Prokuroria: Bëhet fjalë për dy vepra të ndryshme penale

Prokurorja Nina Ljung deklaroi për “Riks” se fakti që sulmet kanë ndodhur në dy objekte të ndryshme është arsyeja pse ato janë trajtuar si dy vepra të ndara penale, edhe pse hetohen në të njëjtin proces.

Ajo tha se është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime nëse ndonjëri nga objektet ka qenë objektiv i një sulmi të qëllimshëm ose nëse ka pasur motive politike.

“Hetimi është në një fazë shumë të hershme. Çështja e motiveve është diçka që synojmë ta sqarojmë gjatë hetimeve, por është shumë herët për të spekuluar”, tha ajo.

Emir Nuredini mori pjesë përmes video-lidhjes në seancën për caktimin e paraburgimit të premten.

Ai e ka pranuar përgjegjësinë për dëmtimin e pronës në të dy rastet, por ka mohuar akuzat për tentim të zjarrvënies së rëndë.

Media “Riks” njofton se ka tentuar të kontaktojë edhe avokatin mbrojtës të Nuredinit, Karl Hamstedt. /Klankosova.tv

The post Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasje e ashpër mes Hoxhës dhe Tahirit: “Abdixhiku t’ka thënë ia ke shtri qafën Kurtit, ti ia ke shtri dorën” – “ky o problemi yt këtu”
Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Mbrojtja e Batonit është e pasinqertë, s’ka kurrfarë ndikimi… – Ty s’të kanë lanë as mrena, Debati Tahiri – Haxhiu për ‘grupet’ në LDK
Baton Haxhiu: Nëse ia japin LDK-së Presidentin dhe disa ministri, kemi të bëjmë me ekuilibër politik
Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
Lajme

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

August 4, 2026
Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në
Lajme

Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në

August 4, 2026
Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi
Lajme

Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

August 4, 2026
Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë
Lajme

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?