By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Kemi pasur nevojë për takim me Kryetarin e PDK’së, në takimin me Abdixhikun shkoj me gatishmëri për marrëveshje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Kemi pasur nevojë për takim me Kryetarin e PDK’së, në takimin me Abdixhikun shkoj me gatishmëri për marrëveshje
Lajme

Kurti: Kemi pasur nevojë për takim me Kryetarin e PDK’së, në takimin me Abdixhikun shkoj me gatishmëri për marrëveshje

Momenti
Published: August 4, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në takimin e sotëm me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku, do të shkojë “me vullnet të mirë”.

Ai s’iu përgjigj direkt pyetjeve të gazetarëve se me çfarë propozimi do të hyjë në takim, por tha se “hollësitë” do të vijnë pas takimeve.

Your browser does not support the video tag.

“Në formatin një plus një do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe ne dëshirojmë që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe ta zgjedhim Presidentin, meqenëse siç kemi thënë më herët, siç nuk kemi pasur nevojë për zgjedhjet e kaluara, nuk kemi nevojë as që ato të ardhshme të jenë para vitit 2030. Pra, kemi nevojë për cikle të rregullta zgjedhore, ku çdo katër vjet një qeveri qeveris dhe më pastaj vlerësohet tek populli si burim i sovranitetit, i cili na bën përgjegjës e llogaridhënës në Republikën tonë demokratike e parlamentare. Unë shkoj me vullnet të mirë, shkoj me gatishmëri për marrëveshje dhe natyrisht që hollësitë e diskutimeve do të mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë sepse punojmë”, tha ai.

Ndërkaq, Kurti, duke deklaruar se e ka “në synim” që ta bëjë konstituimin e institucioneve, u ankua për dy partitë tjera që i refuzuan ftesat e tij, PDK e AAK.

“Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tash, unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”./Express/

The post Kurti: Kemi pasur nevojë për takim me Kryetarin e PDK’së, në takimin me Abdixhikun shkoj me gatishmëri për marrëveshje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”

LEXO GJITHASHTU

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
TOP Momenti
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
TOP Momenti
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
TOP Momenti
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
TOP Momenti
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
TOP Momenti

You Might Also Like

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
Lajme

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

August 24, 2026
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

August 24, 2026
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme

KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme

August 24, 2026
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Lajme

Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?