Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë ose tejkalojë 32 gradë Celsius. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë masën dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
The post Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta appeared first on Gazeta Express.

