By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
TOP Momenti

E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë

Momenti
Published: August 24, 2026

“Në Maqedoni qytetarët marrin faturë për energjinë elektrike çdo muaj dhe matësi duhet gjithmonë të lexohet çdo muaj. Kur nuk ka lexim, fatura mund të përgatitet mbi bazën e konsumit të supozuar, ndërsa gjendja reale të barazohet më vonë. Do të thotë, EVN mund të mos e dijë saktësisht sa energji keni konsumuar, por megjithatë, paushall, sipas supozimit, t’ju faturojë një shumë të caktuar“, thonë nga partia E Majta.

„Pikërisht këtë absurditet OBRM-PDUKM jo vetëm që nuk e hoqi me rregullativën e re energjetike, por e la të funksionojë edhe në vitin 2026. Rregullat e reja parashikojnë periudhë llogaritëse mujore, ndërsa për një pjesë të madhe të amvisërive operatori është i obliguar të sigurojë lexim real të paktën një herë në tre muaj. Kur nuk ka matje, rregullat lejojnë faturim sipas konsumit të supozuar me barazim pasues. Me fjalë të tjera, fatura është e detyrueshme mujore, por gjendja e saktë – jo. Dhe kjo ndodh pasi Ministria e Energjisë nën pushtetin e OBRM-PDUKM-së në vitin 2025 e reklamoi Ligjin e ri për energjetikë me premtimin se faturat paushalle do të bëhen e kaluar. Një vit më vonë, faturat paushalle nuk shkuan askund. Në vend që t’i shfuqizojnë kushtet që i krijojnë, pushteti dhe KRRE lanë dispozitë sipas së cilës fatura mund të bazohet përsëri në supozim. Ndërsa EVN, si gjithmonë, kalon pa pasoja. Kur qytetari vonon me pagesën, sistemi menjëherë di të llogarisë borxh, kamatë, afat, t’ia ndërpresë energjinë. Kur EVN nuk e lexon matësin, nuk ka asnjë sanksion për monopolin, por ka përsëri dënim në formë vlerësimi për qytetarin. Kur vlerësimi del i gabuar, EVN nuk vrapon në sportele, nuk shkruan ankesë dhe nuk pret korrigjim. Këtë e bën përsëri qytetari. Kështu funksionon kjo lidhje e mirë vajosur – EVN nuk e kryen me kohë punën e vet, KRRE i lë hapësirë mungesës ta shndërrojë në faturë paushalle, ndërsa OBRM-PDUKM bën sikur nuk e sheh problemin. Monopoli privat e mban pagesën e sigurt, institucionet i sigurojnë mburojë normative, ndërsa rreziku financiar përfundon te amvisëria”, thonë nga E Majta.

Your browser does not support the video tag.

Partia E Majta ka kërkuar fund të faturimit paushall si praktikë e rregullt.

“Fatura mujore duhet të bazohet në gjendje reale të konstatuar – me lexim fizik, të largët ose vetë‑lexim të vlefshëm. Vlerësimi mund të ekzistojë vetëm si përjashtim i kufizuar rreptësisht, e jo si mbulim për atë që operatori nuk e ka kryer punën.
Penalitete automatike për EVN kur me fajin e saj nuk ka lexim. Nëse qytetari vonon me pagesën, pasojat janë automatike. E njëjta duhet të vlejë edhe për monopolin. Matësi i pa lexuar për fajin e operatorit nuk duhet të prodhojë barrë financiare shtesë për konsumatorin. KRRE të ndalojë së qeni avokat i monopolistit dhe të fillojë të jetë rregullator. Të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi Elektrodistribucionin dhe EVN Home dhe publikisht të shpallet sa fatura mujore lëshohen me lexim real, sa me vlerësim, sa korrigjohen dhe sa ankesa të qytetarëve pranohen. Afat i rreptë për matës inteligjentë për të gjitha amvisëritë. EVN të marrë dinamikë detyruese për instalimin e tyre, me ndjekje publike të realizimit dhe pa u shndërruar modernizimi përsëri në justifikim që shpenzimi të bartet përmes tarifave më të larta mbi të njëjtët qytetarë. Hapje procedure për rinasionalizimin e rrjetit distributiv. Pas viteve në të cilat monopoli privat ka pagesë të sigurt, ndërsa qytetarët nuk kanë as garanci për gjendje reale mujore, duhet të hapet çështja për kthimin e infrastrukturës energjetike strategjike në pronësi publike dhe nën kontroll publik”, thonë nga E Majta.

You Might Also Like

Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së

LEXO GJITHASHTU

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Lajme
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Lajme
Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Lajme
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
Lajme
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
TOP Momenti

You Might Also Like

Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
TOP Momenti

Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia

August 24, 2026
I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës
TOP Momenti

I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës

August 24, 2026
Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet
TOP Momenti

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

August 24, 2026
Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
TOP Momenti

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?