By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit? Flet deputeti i LVV-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit? Flet deputeti i LVV-së
TOP Momenti

Kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit? Flet deputeti i LVV-së

Momenti
Published: August 12, 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit do të thirret në momentin kur të arrihet marrëveshje politike për presidentin.

Rrustemi, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se afati prej 48 orësh për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive është i përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit, por, sipas tij, thelbi i krizës aktuale nuk lidhet me këtë afat, por me mungesën e dakordimit politik për presidentin.

Your browser does not support the video tag.

“Na duhet kohë për të arritur marrëveshje për presidentin. Për sa kohë nuk ksemi dakordim për presidentin, konstituimi i legjislaturës është hap drejt zgjedhjeve të parakohshme, të panevojshme, për bindjen tonë. Jo drejt dakordimit apo zgjidhjes së çështjes kryesore që e preokupon Kosovën prej fillimit të këtij viti. Insistimi i opozitës që të konstituohet Kuvendi e, në anën tjetër, kur thonë se nuk marrin pjesë në seancën ku zgjidhet presidenti, është në fakt thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ne nuk besojmë se Kosova ka nevojë për zgjedhje. Në anën tjetër, ky afati prej 48-orësh është afat i përcaktuar në rregullore, por thelbi i krizës është dakordimi për presidentin”, tha ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka shkelje kushtetuese për sa i përket afatit 30-ditor, duke iu referuar interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit moskonstituimi përfundimtar i Kuvendit brenda 30 ditësh nuk prodhon automatikisht pasoja në kuptimin e shpërndarjes së Kuvendit.

Rrustemi ka thënë se edhe pjesëmarrja e ish-opozitës në seancën e javës së kaluar dëshmon, sipas tij, se nuk ka pasur pengesë kushtetuese për mbajtjen e saj.

Ai iu bëri thirrje partive të tjera parlamentare që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse kanë paqartësi kushtetuese për këtë proces.

“Opozita po e përdor kushtetutën dhe po thirret në kushtetutë për të pamundësuar krijimin e institucioneve. Ky pozicion është pak absurd, sepse kushtetuta nuk ekziston për të penguar krijimin e institucioneve, përkundrazi, është një mundësi dhe mjet në funksion të krijimit të institucioneve. Cila është alternativa e kritikës së opozitës? Shkuarja në zgjedhje? Kjo nuk është alternativë. Kushtetuta thotë se brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve duhet të thirret seanca konstituive. Ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar që i jep një kuptim tjetër lloj kësaj dispozite, por, në anën tjetër, të gjithë e dimë se edhe moskonstituimi përfundimtar brenda 30 ditëve të Kuvendit nuk prodhon pasoja në kuptimin e shpërndarjes së Kuvendit… Vetë pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e së shtunës është konfirmim apo bindje e vetë atyre që nuk ka shkelje kushtetuese; në të kundërtën, nuk do të vinin në seancë. Por edhe vetë thirrja e tyre që të mbahet seanca çdo 48 orë është konfirmim se nuk ka pengesa kushtetuese për konstituim të Kuvendit”, shtoi ai.

Rrustemi mohoi se po zvarritet procesi i konstituimit të Kuvendit në mënyrë që zgjedhjet e reja të mbahen në dhjetor, duke thënë se qëllimi i Vetëvendosjes është arritja e një marrëveshjeje për presidentin dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne nuk po e zvarrisim për këtë arsye. Ne thjesht po kërkojmë marrëveshje për presidentin dhe po insistojmë se Kosova s’ka nevojë për zgjedhje, por për president. Vetëm ata që i mendojnë zgjedhjet si alternativë kanë kritika dhe arsyetime të tilla. Ne nuk duam zgjedhje, por dakordim për një president konsensual”, theksoi ai.

Megjithatë, deputeti i LVV-së paralajmëroi se shumë shpejt kryetari i partisë, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’iu dërgojë ftesa të reja për takim liderëve të partive të ish-opozitës.

“Do të ketë ftesa dhe do të ketë edhe takime, padyshim. Ne nuk do të lodhemi asnjëherë së dialoguari me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të dobishme që i korrespondon situatës aktuale dhe që shmang zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Rrustemi.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja, ndërkohë që deputetët pritet të rikthehen sërish në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, në një proces që është kusht për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

You Might Also Like

Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Lajme
“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Lajme
Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Lajme
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Lajme
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
Lajme

You Might Also Like

Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
TOP Momenti

Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet

August 12, 2026
377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti

377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK

August 12, 2026
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj – njëri dërgohet në QKUK, pesë të dyshuar në mbajtje
TOP Momenti

Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj – njëri dërgohet në QKUK, pesë të dyshuar në mbajtje

August 12, 2026
AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
TOP Momenti

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?