Kandidati i PSD-së për deputet, Florin Kransiqi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për raportet e Albin Kurtit me njerëzit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Kransiqi ka thënë se njeriu i fundit që Kurti i kishte besuar kishte qenë Liburn Aliu. Sipas tij, tashmë Kurti e ka të besuar Xhelal Sveçlën dhe Glauk Konjufcën si të dytin.
Kur ka folur për Konjufcën, Krasniqi ka treguar se Konjufca s’kishte pasur pikëpamje pozitive për Kurtin dhe se është dashur që të bindej për orë të tëra që Kurti është i mirë.
“Na thoshte që Kurti s’është njeri, e që ju nuk e njihni këto. Kemi qenë 7-8 veta”, ka thënë Krasniqi duke treguar për detaje të bisedave në LVV.
The post Krasniqi: Glauk Konjufca na thoshte që Albin Kurti s’është njeri, me orë të tëra i kemi folur për ta bindur appeared first on Gazeta Express.

