By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca: Përparimi i Kosovës duhet të njihet me hapa konkretë në rrugën e integrimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca: Përparimi i Kosovës duhet të njihet me hapa konkretë në rrugën e integrimit
TOP Momenti

Konjufca: Përparimi i Kosovës duhet të njihet me hapa konkretë në rrugën e integrimit

Momenti
Published: June 10, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se përparimi i Kosovës në sundim të ligjit, demokraci e fusha të tjera duhet të përkthehet në hapa konkretë në rrugën drejt integrimit evropian.

Ai ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i drejtë, i besueshëm dhe me meritë.

“Integrimi evropian duhet të mbetet proces i besueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita, ku përparimi i Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, liri të medias dhe zhvillim ekonomik njihet dhe përkthehet në hapa konkretë në rrugën tonë evropiane”, ka thënë Konjufca në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në 30-vjetorin e këtij formati rajonal që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, ku sipas tij ky arrihet me projekte të qëndrueshme e në interes të qytetarëve.

“Për Kosovën, avancimi i hekurudhës Prishtinë–Durrës dhe përfshirja e saj në rrjetin evropian të transportit TEN-T është një projekt strategjik për lidhshmërinë e vendit tonë dhe të rajonit me Bashkimin Evropian. Po aq të rëndësishme janë zbatimi i marrëveshjeve për njohjen e diplomave dhe lirinë e lëvizjes, si dhe avancimi i marrëveshjeve për të drejtat e sigurimeve sociale dhe lejet e punës. Këto janë hapa që e bëjnë bashkëpunimin më konkret, integrimin më të prekshëm dhe të ardhmen evropiane më të afërt për qytetarët tanë”, është shprehur Konjufca.

Ai ka njoftuar në Sofije ka zhvilluar takim me homologen bullgare Velislava Petrova, duke thënë se Bullgaria është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e vlefshme e rrugës sonë evropiane./teve1.info/

 

source

You Might Also Like

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?

LEXO GJITHASHTU

Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Lajme
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Lajme
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme
Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
Lajme
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Lajme

You Might Also Like

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
TOP Momenti

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria

August 23, 2026
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti

Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

August 23, 2026
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
TOP Momenti

Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

August 23, 2026
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
TOP Momenti

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?