Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë.
“Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”.
“Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime”.
“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”.
“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
The post Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë appeared first on Gazeta Express.

